logo
 
BDI HOME

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player



SHKARKO MARRËVESHJEN E OHRIT
------------------------------
DOWNLOAD OHRID FRAMEWORK  AGREEMENT
------------------------------










lajmetetjera bdivideo  
siofa

   
  ZV/KRYEMINISTRI ADEMI MER PJESE NE TRIBUNEN E ORGANIZUAR NGA FRI DHE USHT
  9.3.2010
 
 

Zëvendës kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë të hënën ka marr pjesë në tribunën e organizuar nga Forumi Rinor Islam dhe USHT në temë: “Mërgimi ,plagë e vjetër e re – shkaqet , pasojat dhe rrugëdalja”  që u mbajt në qytetin e Kumanovës. Zëvendëskryeministri Ademi para të pranishmëve theksoi se titulli i kësaj tryeze të rrumbullakët është shumë i qëlluar , mërgimi, fatkeqësisht për ne shqiptarët , jo vetëm në këto troje, është një plagë e vjetër por edhe aktuale. 

“Këtë e them për shkak se pothuajse të gjithë kemi shumë miq dhe familjarë të cilën gjatë një periudhe më të gjatë kanë qenë të detyruar të lëshojnë vendet, shtëpitë dhe familjet e tyre , për të kërkuar një të ardhme më të mirë. Shkaqet kanë qenë të shumta, si politike ashtu dhe ekonomike. Sot realisht mund të flasim për shkaqe ekonomike të cilat janë objektive, jo vetëm për këtë rajon, por dhe më gjerë”, theksoi Ademi. Ai u shpreh se rrugëdalja e vetme nga një situatë e këtillë është ajo që  synojmë të gjithë ne:  integrimi i vendit në Evropën e bashkuar ose më saktësisht në Unionin Evropian dhe në NATO. Kjo është rrugëdalja e vetme.

“Duke marrë parasysh se situata ekonomike është arsyeja kryesore për largimin nga vendi, përmirësimi i rrethanave ekonomike është zgjidhja e vetme ,  e kjo  do të arrihet vetëm më integrimin e vendit tonë. Kjo do të ndikojë nga aspekti i investimeve të huaja të cilat do të përmirësojnë në përgjithësi gjendjen ekonomike në vend. Por, kjo nuk është një rrugë e lehtë, dhe për këtë jemi të vetëdijshëm. Këtu menjëherë parashtrohet pyetja , se çka bën qeveria në këtë drejtim . Janë dy aspekte të cilat duhet të aplikohen në mënyrë paralele : vazhdimi i procesit integrues drejt unionit evropian si dhe përgatitja e hapësirës për investime në këtë rajon por dhe në rajonet e tjera, të cilat për shkaqe të shumta , por mund të them edhe politike, gjatë decenieve me radhë janë lënë pas dore nga aspekti i investimeve” nënvizoi zëvendëskryeministri.

Ai u shpreh se pas liberalizimit të regjimit të vizave një dukuri ishte e pritshme dhe se një gjë e tillë ka qenë edhe në vendet tjera të rajonit, si Bullgari, Rumania. Zëvendëskryetari i Qeverisë para të pranishmëve theksoi se Qeveria e Republikës së Maqedonisë do të realizojë disa projekte investuese në këto dy komuna dhe njëherë përmendi disa nga projektet të cilat kanë përfunduar dhe që do të realizohen gjatë këtij viti.

Ademi viziton Komunë e Likovës

Zëvendës kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së bashku me sekretarin shtetëror belg për migrimin Melkro Vatele ka qëndruar në Komunën e Likovës ku kanë realizuar takime me kreun komunal dhe me banorë të kësaj komune

Zëvendëskryeministri Abdilaqim Ademi tha se është me rëndësi të veçantë të investohet në Komunë të Likovës, për të përmirësuar kushtet e jetesës, zhvillimin e infrastrukturës për të tërhequr investime në këtë rajon. Për këtë Ademi premtoi edhe ndihmën e qeverisë.

Zyrtarisht nga fillimi i këtij viti në Belgjikë deri tani, kërkesë për azil kanë parashtruar gjithsej 409 qytetarë të Maqedonisë, të cilët janë kryesisht nga Likova dhe Kumanova.

  KTHEHU
   
   
 
Get the Flash Player to see this player.
 
     
lidhjetjera
  .

siofa


kongresiimanastirit

nato

usa
 
 
lajmetekaluara  
  7.9.2010 ADEMI: NE RISHIKIM TE GJITHA LIBRAT TE CILAT NXISIN URREJTJE NDERETNIKE  
  Ka filluar rishqyrtimi i të gjitha librave duke përfshirë këtu edhe librin e gjeografisë. Por ne nuk mund të themi këtu për çdo libër veç e veç por themi që gjitha tekstet shkollore në të cilat konstatohet se prodhohet mos tolerancë prodhohet urrejtje ndaj bashkësive të ndryshme etnike në Maqedoni themi se të gjitha do të rishqyrtohen”, deklaroi Abdilaqim Ademi, zv/kryeministër i Maqedonisë  
     
  7.9.2010 SPITALI I QYTETIT “8 SHTATORI” SHENOI FESTEN E PARE TE PATRONATIT  
  Besoj se e tërë kjo do të kontribuojë për afrimin e shërbimit shëndetësor afër banorëve të Qytetit të Shkupit dhe rrethinës më të gjërë, si dhe për pakësimin e dukshëm të numrit të pacientëve, të cilët paraprakisht për këto shërbime shëndetësore kërkonin ndihmë në klinikat universitare", tha ministri Osmani në solemnitetin me rastin e festës së patronatit.  
     
  7.9.2010 LESHOHET NE PERDORIM SALLA SPORTIVE NE SHF “DITURIA  
  Përmes Agjencisë për rrugë shtetërore është planifikuar rikonstruimi i dy drejtimeve rrugore, njëri nga Saraji deri në fshatin Lubin në gjatësi prej 2,3 kilometra, ndërsa i dyti nga fshati Rashçe deri në fshatin Kopanicë në gjatësi prej rreth tre kilometra.  
     
  6.9.2010 ADEMI: PER DY VITE E RREZUAM, DY VITE BASHKEPUNUAM  
  kur VMRO-DPMNE-ja kishte koalicione me PDSH-në, ne atë qeveri e quajtëm jo legjitime dhe pa mandat nga shqiptarët. Prandaj lirisht mund të themi se ajo pjesë e qeverisjes për ne ka qenë e kontestuar, nuk e kemi pranuar dhe kemi luftuar me të gjitha mjetet që të ketë rënie të qeverisë dhe të ketë zgjedhje të parakohshme dhe ashtu ndodhi në vitin 2008” tha zv/kryeministri Abdilaqim Ademi.  
     
  3.9.2010 EKOLOGJIA NE BINARE EVROPIANE  
  Ministri Jakupi theksoi se e ka informuar zëvendës-kryetarin e Qeverisë për procesin e përgatitjes së ligjeve dhe akteve nënligjore dhe e gjithë ajo që është si obligim ndaj aproksimacionit drejt BE-së, për problemet me të cilat ballafaqohen lidhur me mjetet financiare për përgatitjen e akteve të caktuara juridike dhe akteve nënligjore, për angazhim të ekspertëve, si dhe për problemin me ngritjen e kapaciteteve administrative dhe të tjera.  
     
  1.9.2010 ZV/KRYEMINISTRI ADEMI SHENOI FILLIMIN E VITIT TE RI SHKOLLOR  
  Unë shfrytëzoj mundësi që t`iu falenderohem qeverisë dhe qytetarëve të Mbretërisë së Norvegjisë për ndërtimin e këtij objekti, kurse përfaqësuesve të Nansen Dialog Centar për kontributin e tyre dhe përcjelljen e përvojës pozitive në vendin tonë. Në fund të gjithë nxënësve që fillojnë sot mësimet u dëshirojë suksese në mësime”, theksoi zëvendëskryeministri Ademi  
     
12345678910...

 
       
logobdi

Web faqja është e optimizuar për punë me Mozilla Firefox. This website is optimized for Mozilla Firefox.
Të gjitha të drejtat i mban Bashkimi Demokratik për Integrim (c) 2009.