Ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Xhelal Bajrami dhe përfaqësuesi i UNICEF-it në Maqedoni, Sheldon Jet, zhvilluan një takim pune, ku në këtë takim u diskutua bashkëpunimi dhe mbështetja e deritanishme që i është dhënë Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale në zbatimin e programeve për përforcimin e kapaciteteve të punonjësve në Qendrat për Punë Sociale.
Ky program synon të forcojë sigurimin e shërbimeve për fëmijët e privuar nga ofruesit e kujdesit primar dhe fëmijëve viktima të të gjitha llojeve të dhunës, duke përfshirë edhe trafikimin.
Në këtë takim u diskutua edhe themelimi i një qendre të burimeve për mbledhjen sistematike të të dhënave për fëmijët në rrezik social dhe fëmijët me nevoja të veçanta nga Instituti për Çështje Sociale.
Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, me përkrahjen e UNICEF-it, në vitin 2007 ka përpiluar Strategjinë kombëtare për deinstitucializim të shërbimeve për mbrojtjen e fëmijëve dhe Planin operativ, kurse Qeveria e Maqedonisë të njëjtat i miratoi në fillim të vitit 2008.
Bashkëpunimi midis Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale dhe UNICEF-i vazhdon edhe më tej.