logo
 
BDI HOME

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player



SHKARKO MARRËVESHJEN E OHRIT
------------------------------
DOWNLOAD OHRID FRAMEWORK  AGREEMENT
------------------------------










lajmetetjera bdivideo  
siofa

   
  INTERVISTE E MINISTRI BESIMI DHENE TE PERDITSHMES “DNEVNIK”
  4.3.2010
 
 

Ministri i ekonomisë, zotëri Fatmir Besimi, është zgjedhur anëtar aktiv i forumit të liderëve të ri global, që është pjesë e Forumit Ekonomik Botëror në Davos, i cili mbahet çdo vjet dhe paraqet një mirënjohje për arritjet profesionale, përpjekjet në shoqëri dhe potencialin për kontributin në zhvillim. Me këtë rast, ministri Besimi në intervistën e dhënë gazetës “Dnevnik”thotë se kjo për të paraqet një nder të veçantë, por edhe një sfidë edhe më e madhe për të kontribuar në temat globale të zhvillimit dhe të bart pjesën e përvojës së rajonit. Njëkohësisht edhe të mësoj nga përvojat dhe idetë e të tjerëve, që do të kishte mundur ti bart në Maqedoni dhe në rajon. Besimi nga ky anëtarësim sheh mundësinë dhe sfidën për tu parë çështjet përmes një prizme të gjerë të interesit global, tolerancës, demokracisë dhe respektimit të llojllojshmërisë së civilizimit dhe kulturave si dhe mundësinë plotësuese për këmbimin e ideve me qëllim të fundit përmirësimi i jetesës dhe perspektiva e qytetarëve.

- Çdo vit nga tërë bota nominohen rreth 5 deri 8.000 kandidatë potencial nga institucionet relevante apo individë. Kndidatët i vlerëson Komiteti për zgjedhje, të cilin e kryeson Princeza Ranija nga Jordani, ndërsa janë anëtarë shumë personalitete të shquara nga fusha e mediumeve nga bota. Çdo vit në mesin e të nominuarve zgjidhen 100 deri 200 persona të ri deri në moshën 40 vjeçare, sipas kritereve për prezencën në opinion dhe për kontribut në zhvillim. Unë isha i nominuar nga përfaqësuesi i Bankës Botërore në Kosovë. Forumi Liderët e ri global ka rreth 600 anëtarë aktiv në nivel botëror. Ata janë njerëz të ri që kontribuojnë në mbinivelin nacional në rajonin ku jetojnë dhe janë liderë të ri potencial në sferën e biznesit, shoqërisë, mediave, politikës, organizatave joprofitabile, art, kulturë dhe ngjashëm.

Cilët personaliete janë anëtarë të këtij forumi?

- Anëtarësimi është mundësia për promovimin plotësues të shtetit dhe sfidë se sa jemi të  gatshëm për të marrë pjesë në organizatat botërore, ku nuk do të kujdeseshim vetëm për interesin tonë të ngushtë por edhe për interesa globale. Në forum për vitin 2010 , nga Evropa janë zgjedhur edhe ministri i ekonomisë dhe reformave nga Belgjika, ministri federal i shëndetësisë dhe politikës sociale të Gjermanisë, ministri i mjedisit jetësor dhe ndryshimet klimatike të Greqisë, ministri i mbrojtjes së Spanjës.

Personalisht jam shumë i kënaqur jo vetëm nga nominimi, por edhe nga zgjedhja e bërë. Kjo është një porosi e fortë edhe për investuesit potencial dhe sferën akademike në vend që të hapet debati me qasje kritike në politikat që i ndërmarrim, gjë që do të përaroj klimën për gjetjen e zgjidhjeve. Në këtë mënyrë do të dëshmojmë se në Maqedoni ka kapacitet për debat rreth temave të ndryshme dhe ide të reja. .

Cili është funksioni i kësaj organizate?

- Përparësia qëndron në mënyrën e organizimit të forumit, e cila është e ndryshme nga institucionet formale dhe jep mundësi të arrihet deri te idetë që nuk ishin paraprakisht të shqyrtuara, përkatësisht të ashtuquajtur “të menduarit jashtë kutisë“, me të cilën gjinden zgjidhje për problemet që deri atëherë nuk ishin shqyrtuar. Karakterisitke është se ky lloj i organizimit nuk ka votim formal klasik në bazë të madhësisë së shtetit, por të gjithë kanë trajtim të barabartë. Mjafton që të ketë ide të mira të cilat do të prezantohen mirë. Krahas temave globale si kriza financiare , ndryshimet klimatike, u bisedua edhe lidhur me temat rajonale si integrimi në BE dhe në NATO, që janë pjesë e procesit të globalizimit. Këto pçrocese në moment të caktuar bëhen kritike për rajon apo për vendin e përcaktuar dhe për këto gjëra është me rëndësi të bisedohet. Gjithmonë në këto diskutime duhet të ketë sistem të vlerave në të cilat bazohen.

Enenrgjetika sipas standardeve të BE-së

Herën e fundit kur premieri dha deklaratë duke iu përgjegjur pyetjeve lidhur me EVN tha se si kompani janë përmirësuar dhe janë pjesë e dialogut që orienton drejt zgjidhjes jashtë gjyqësore të njërës nga kontestet më të mëdha ekonomike në Maqedoni me një investues. A është kjo reale të pritet?


Duhet të them se kjo qasje është një hap përpara  drejt zgjidhjes së pranueshme për të dy palët, si një qasje  optimale. Më gëzon fakti se çështjet lëvizin në këtë drejtim. Unë jam optimist, nëse qasja nga të dy palët  është e sinqertë, mund të gjendet zgjidhja. Tani duhet të shihen edhe aspektet formale për mënyrën e zgjidhjes së kësaj. Një kontest i tillë, pa dallim të epilogut, ka vlerë rreth 20% të BPSH. Për secilin shtet, kontesti me dimensione të tilla është veçanërisht i rëndësishëm, shiquar nga aspekti makroekonomik dhe financiar. Natyrisht se një proces i madh i këtij lloji, tërheq vëmnendjen ndërkombëtare dhe ka ndikim në imazhin e shtetit dhe të kompanisë. Të dy palët nga ky proces rrezikojnë të dalin me imazh të dobësuar, nëse nuk gjenë zgjidhje përkatëse. Por ne duhet të shiqojmë anën tonë dhe ta evitojmë një situatë të këtillë dhe mendoj se procesi shkon drejt gjetjes së zgjidhjes , që në fund do të ishte në interes të qytetarëve të Maqedonisë.


A duhej të eskalon situata deri te ankesat, te ndërmjetësimi në Uashington dhe deri te procesi me vlerë prej 200 milionë euosh në gjykatën maqedonase? A nuk kishte mundësi për gjetjen e zgjidhjes optimale qysh para një viti dhe që të mos acarohen raportet me EVN ,e cila është kompani shtetërore austriake?

- Nuk është vetëm kompani austriake, në realitet afaristë janë edhe qeveria gjermane dhe franceze. Në interes të zgjidhjes, nuk isha kthyer prapa me supozime të llojit - çdo të ishte bërë kur do të ishte bërë. Por do të koncentrohesha në këtë proces i cili ka filluar me ballafaqimin e argumenteve, gjë që është qasje e mirë. Konsideroj se ndoshta në kuadër të komunikimit të ndërsjellë, një bisedë e tillë është krijuar më vonë se sa që duhej, por nëse gjejmë zgjidhje të dy palët do të ecin përpara dhe do ti tejkalojnë problemet, e kjo do të jetë për të gjithë një mësim i mirë dhe përvojë për më tutje. Këtu duhet të koncentrohemi në porosinë e dhënë Maqedonisë për sistemin e saj juridik, klimën investuese dhe thënë në përgjithësi për raportin me investuesit dhe institucionet ndërkombëtare, nëse largojmë anash ndikimet e mëdha financiare.

Çka parasheh Ligji i ri i energjetikës, cilat do të jenë elementet kryesore që do të ndryshojnë?

- Planifikohet periudha për liberalizimin  e mëtejmë të tregut të energjisë elektrike. Amvisëritë dhe kompanitë do të mund të zgjedhin prej kujt do të blejnë rrymë. Ndërsa çmimi do të barazohet me çmimin e tregut, i cili momentalisht është më i lartë nga çmimi i  rregulluar. Maqedonia dhe vendet tjera të rajonit të cilat kalojnë nga çmimet e rregulluara në çmime të tregut do të duhet të ballafaqohen me këtë fenomen të ngritjes së çmimit të energjisë elektirke.
Me ligjin e ri të energjetikës, i cili ende është në përgatitje, akoma priten komenete nga debati publik. Duhet të inkuadrohen principet e liberalizimit, barazia dhe njohja e shpenzimeve si dhe stabiliteti i sistemit të furnizimit me eneregji elektrike në vend. Gjithashtu edhe rregullat për mundësitë interkonektive me tregjet tjera dhe sistemet e tyre elektroenergjetike. Lidhur me kompanitë, nuk bëjmë ligj për kompaninë e parë, të dytë apo kompaninë e tretë, por Ligj sipas standardeve të BE-së, e në interes të konsumatorëve, qytetarëve dhe kompanive.

A do të ngritet çmimi i  energjisë elektrike pas liberalizimit të tregut?

- Në pajtim me direktivat dhe marrëveshjen e BEE, jemi obliguar se deri në vitin 2015 do të kemi teg të liberalizuar. Ne, ndërkohë duhet të organizohemi dhe të vendosim si do të arrijmë deri atje. Prandaj ,me këtë ligj parashohim pako sociale për të varfërit, që do të implementohet nga korriku i këtij viti sipas programit të paraparë. Kategoria e subjekteve komerciale do të liberalizohet në vitin e ardhshëm, ndërsa ende diskutiohet kur,  në vitin 2011 apo në vitin 2012. ndërsa të ardhshëm do të jenë qytetarët. Ende diskutohet data e saktë.

A do të eksportojmë energji elektrike?

Shumë qytetarë ankohen se paguajnë pa nevojë për kapacitetin e angazhuar, që përllogaritet në llogaritë e “EVN Makedonija” si 30% nga sasia e harxhuar e energjisë?

- Në ekonomi nuk ka drekë falas. Ajo që servohet duhet dikush ta paguaj. Kështu është edhe me energjinë elektrike. Ne paguajmë rrymë për kilovat orë në bazë të sasisë, e jo edhe në bazë të intensitetit. Ne në sistem nuk kemi ndërtuar njësi matëse që mund të masin dhe të paguajnë kapacitetin sipas angazhimit, prandaj bëhet mesatarja dhe paguhet në mënyrë paushale 30% nga sasia e harxhuar.Në vendet e zhvilluara në çmim të plotë përfshihet çmimi edhe për sasinë edhe për kapacitetin, përkatësisht fuqia e energjisë elektrike. Por me kohë dhe me rregulla të reja të tregut edhe kjo çështje do të rregullohet. Metodologjia në të ardhmen mund të harmonizohet.

Tani më disa decenie ka mungesë të investimeve në energjetikë në Maqedoni. Katër vite mundohemi ta realizojmë një tender për “Çebren” dhe “Galishte”. Por tenderi kursesi të përfundojë. Vetë investuesit kërkuan shtyerjen e afatit të ofertave: Pse?

- Së pari, kriza ekonomike globale ishte njëra nga arsyet. Investuesve potencial iu duhej kohë për të marë frymë. Por nuk është vetëm kjo arsyeja. Investuesit kërkuan të angazhojmë konsultant në procesin për aspekte teknike dhe juridike. Kjo kërkonte kohë. Kjo kërkesa e tyre për shtyerjen e afatit ishte e përshtatshme për ne sepse përfitojmë në cilësi. Humbëm kohë, por fituam cilësi sepse kjo është shumë me rëndësi. Kishte edhe shumë vërejtje nga ofertuesit, por kishte edhe oferta që nuk ishin të realizueshme.  Gjithashtu u kërkua intervenimi në Ligjin e Koncesioneve dhe Partneritetit Publik Privat..për të drejtën për tu bërë pronar të pajisjes, për të përdorur si deposit për financim. Kjo iu mundësua. U kërkua edhe saktësimi i pjesëmarrjes së ELEM në këtë projekt. .Kjo u zgjodh me projektet për rrugë me qasje, investim në trafostacion , largpërçues dhe lëndë për ndërtimin e pendave. Si pjesëmarrje e madhe është edhe koncesioni për HEC “Tikvesh” . Ka edhe metodologji eventuale nëse merret uji për nevoja tjera, të ketë metodologji të qartë so do të rregullohet në këtë situatë e drejta e koncesionimit. Në kët fazë bëhet pikërisht kjo, ndërsa është angazhuar edhe konsulktuesi i IFC-së për të parë si do të rregullohet i tërë procesi.

A do të arrijë Maqedonia me kohë të jetë vend energjetikisht efikas?

- Sipas strategjisë, ashtu si do të investohet,  me kohë pritet që deri në vitin 2020 më së largu deri në vitin 2030 të bëhemi neto eksportues të energjisë elektrike.

 Kjo është strategjia, që të kemi sukses në këtë aspekt, e nuk shoh arsye pse të mos kemi sukses. Pas “Çebren” dhe “Galishte” do të fillojmë me  studimet e reja për “Luginën e Vardarit” , që është projekt  i përbashkët nga të gjitha studimet e deritashme të aftësuara në rrjedha bashkëkohore. Kërkuam nga IFC të inkuadrohen si konsuktues në këtë projekt. Investimet e tërësishme në “Luginën e Vadarit”janë rreth një miliardë euro, por rreth 400 milionë euro janë të nevojshme për dislokimin e hekurudhës. Këto janë shpenzime jo energjetike, ndërsa kompanitë energjetike nuk merren me investime të tilla, por ka edhe të interesuar,. Një nga studimet thotë se projekti “Lugina e Vardarit” mund të shfrytëzohet për energji, për ujitje, por që edhe Vardari të bëhet i lundrueshëm., e kjo tani më është e parealizueshme. Për tu ralizuar ky projekt, duhet të nënshkruhen disa marrëveshje ndërkombëtare lidhur me ujërat.

Ndryshimet në “Çebren”

Kishte vërejtje se Crna Reka (Lumi I Zi) nuk ka ujë të mjaftueshëm, se pendat duhet të jenë më të ulëta dhe të ketë edhe një pendë, e katërta me rradhë, për të qenë projekti ekonomikisht i arsyetuar. A janë të mundshme ndryshimet e këtilla të kushteve në tender?

- Pikërisht për këtë arsye angazhuam IFC – Qendrën Ndërkombëtare të Financimit në tërë këtë proces. Vetë kompanitë do të kenë mundësi të japin propozime dhe komente për projektin ekzistues, të cilat ne mund ti shqyrtojmë. Edhe në lidhje me shfrytëzimin e ujit për nevoja tjera, përveç për energjinë elektrike. Pikërisht për këtë arsye presim epilog të mirë. Ne tani më përfundojmë me projektin për hidrocentrale të vogla që paraqet investim të rëndësishëm në energjetikë. Pakoja e parë dhe e dytë kanë përfunduar tërësisht, i treti është me kohë, ndërsa i katërti tani më është shpallur. Deri tani janë nënshkruar tridhjetë marrëveshje për hidrocentrale të vogla elektrike, ndërsa të katërat së bashku përfshijnë rreth 150 lokacione të shpallura në shpallje. Por me rëndësi është se proceset përfundojnë dhe punët lëvizin në drejtim të vërtetë.

 

  KTHEHU
   
   
 
Get the Flash Player to see this player.
 
     
lidhjetjera
  .

siofa


kongresiimanastirit

nato

usa
 
 
lajmetekaluara  
  7.9.2010 ADEMI: NE RISHIKIM TE GJITHA LIBRAT TE CILAT NXISIN URREJTJE NDERETNIKE  
  Ka filluar rishqyrtimi i të gjitha librave duke përfshirë këtu edhe librin e gjeografisë. Por ne nuk mund të themi këtu për çdo libër veç e veç por themi që gjitha tekstet shkollore në të cilat konstatohet se prodhohet mos tolerancë prodhohet urrejtje ndaj bashkësive të ndryshme etnike në Maqedoni themi se të gjitha do të rishqyrtohen”, deklaroi Abdilaqim Ademi, zv/kryeministër i Maqedonisë  
     
  7.9.2010 SPITALI I QYTETIT “8 SHTATORI” SHENOI FESTEN E PARE TE PATRONATIT  
  Besoj se e tërë kjo do të kontribuojë për afrimin e shërbimit shëndetësor afër banorëve të Qytetit të Shkupit dhe rrethinës më të gjërë, si dhe për pakësimin e dukshëm të numrit të pacientëve, të cilët paraprakisht për këto shërbime shëndetësore kërkonin ndihmë në klinikat universitare", tha ministri Osmani në solemnitetin me rastin e festës së patronatit.  
     
  7.9.2010 LESHOHET NE PERDORIM SALLA SPORTIVE NE SHF “DITURIA  
  Përmes Agjencisë për rrugë shtetërore është planifikuar rikonstruimi i dy drejtimeve rrugore, njëri nga Saraji deri në fshatin Lubin në gjatësi prej 2,3 kilometra, ndërsa i dyti nga fshati Rashçe deri në fshatin Kopanicë në gjatësi prej rreth tre kilometra.  
     
  6.9.2010 ADEMI: PER DY VITE E RREZUAM, DY VITE BASHKEPUNUAM  
  kur VMRO-DPMNE-ja kishte koalicione me PDSH-në, ne atë qeveri e quajtëm jo legjitime dhe pa mandat nga shqiptarët. Prandaj lirisht mund të themi se ajo pjesë e qeverisjes për ne ka qenë e kontestuar, nuk e kemi pranuar dhe kemi luftuar me të gjitha mjetet që të ketë rënie të qeverisë dhe të ketë zgjedhje të parakohshme dhe ashtu ndodhi në vitin 2008” tha zv/kryeministri Abdilaqim Ademi.  
     
  3.9.2010 EKOLOGJIA NE BINARE EVROPIANE  
  Ministri Jakupi theksoi se e ka informuar zëvendës-kryetarin e Qeverisë për procesin e përgatitjes së ligjeve dhe akteve nënligjore dhe e gjithë ajo që është si obligim ndaj aproksimacionit drejt BE-së, për problemet me të cilat ballafaqohen lidhur me mjetet financiare për përgatitjen e akteve të caktuara juridike dhe akteve nënligjore, për angazhim të ekspertëve, si dhe për problemin me ngritjen e kapaciteteve administrative dhe të tjera.  
     
  1.9.2010 ZV/KRYEMINISTRI ADEMI SHENOI FILLIMIN E VITIT TE RI SHKOLLOR  
  Unë shfrytëzoj mundësi që t`iu falenderohem qeverisë dhe qytetarëve të Mbretërisë së Norvegjisë për ndërtimin e këtij objekti, kurse përfaqësuesve të Nansen Dialog Centar për kontributin e tyre dhe përcjelljen e përvojës pozitive në vendin tonë. Në fund të gjithë nxënësve që fillojnë sot mësimet u dëshirojë suksese në mësime”, theksoi zëvendëskryeministri Ademi  
     
12345678910...

 
       
logobdi

Web faqja është e optimizuar për punë me Mozilla Firefox. This website is optimized for Mozilla Firefox.
Të gjitha të drejtat i mban Bashkimi Demokratik për Integrim (c) 2009.