logo
 
BDI HOME

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player



SHKARKO MARRËVESHJEN E OHRIT
------------------------------
DOWNLOAD OHRID FRAMEWORK  AGREEMENT
------------------------------










lajmetetjera bdivideo  
siofa

   
  EJUP RUSTEMI: PULLA PER 100 VJETORIN E NENE TEREZES BASHKON SHQIPTARET NE BOTE
  3.3.2010
 
 

Ejup Rustemi mund të konsiderohet pa frikë një drejtues i suksesshëm i Postës së Maqedonisë. Statistikat flasin vet. Nga një postë në agoni, e cila rezultonte me humbje duke mos mbajtur as veten, aktualisht ajo është ringritur duke rezultuar me fitim dhe po ecën e sigurtë si kompani lider në tregun postar në vendin fqinj. Dhe natyrisht arritja e rezultateve ka të bëjë me vizionin e ri drejtues të stafit, e veçanërisht kreut të Postës së Maqedonisë z.Ejup Rustemi. Ai ka mundur të ia dal të konsolidojë gjendjen ekonomiko- financiare të Postës së Maqedonisë si dhe mundësojë që të jetë në gjendje ti rezistojë liberalizimit të plotë të shërbimeve postare në vitin 2012. Në një intervistë për gazetën “Postieri”. Z.Rustemi flet për emetimin e përbashkët të pullës për Nënë Terezën” nga tre administratat postare, bashkëpunimin me Postën Shqiptare, pikën tranzite në Durrës si dhe bilancin e drejtimit të tij. Ja si shprehet më tej ai.

Zoti Rustemi, tri administratat postare, Shqipërisë Maqedonisë dhe Kosovës do të emetojnë një pullë të përbashkët me rastin e festimeve për 100 - vjetorin të lindjes humanists dhe nobelistes shqiptare “Nënë Terezës”. Si e konsideroni këtë iniciativë?

 Me rastin e nënshkrimit të memorandumit për një bashkëpunim mes Postës së Maqedonisë, Shqipërisë dhe Kosovës ishte pikërisht qëllimi që të kemi një bashkëpunim sa më të mirë dhe konkret. Njëri prej bashkëpunimeve është dhe ai i emetimit të pullës së përbashkët të “Nënës Terezës” mes tre shteteve ku dëshirojmë të japim një mesash paqeje ashtu siç e e meriton kjo nëna jonë e madhe e cila ka bërë gjithë atë vepër për të cilën duhet të krenohemi dhe njëkohësisht dëshirojmë që nëpërmjet kësaj pulle postare kjo të jetë prezente në tërë botën si pullë e përbashkët mes tre shteteve.
-
 Veç kësaj inciative të përbashkët a do të jetë Posta e Maqedonisë pjesë e festimeve për 100-vjetorin e Nënë Terezës?
 
Për përvjetorin e Nënë Terezës kemi edhe grup që merret me organizimin e festimeve të 100-vjetorit të lindjes Nënë Terezë në Maqedoni i cili kryesohet nga zv/ kryeministri AbdIlaqim Ademi të cilët kanë planifikuar një sërë manifestimesh. Ndërkohë në kuadër të këtyre festimeve që do të bëhen për 100-vjetorin e Nënë Terezës do të jetë dhe aktiviteti i prezantimit të prodhimit të pullës postare për humanisten dhe nobelisten shqiptare.

Nuk ka munguar bashkëpunimi mes dy postave, por së fundi keni nënshkruar një platformë të re për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit. A mendoni se pas këtij hapi të hedhur ju do të keni një treg më të madh tashmë për klientët e të dyjave vendeve?

Sigurisht që ky bashkëpunim do të thellohet dhe më shumë pas nënshkrimit të kësaj marrëveshje. Si hap të parë ne bëmë binjakëzimin e Postës së Ohrit më atë të Korçës, vazhdojmë me emetimin e përbashkët të pullës për 100-vjetorin e Nënë Terezës dhe do të vazhdojmë me intesifikimin bashkëpunimit mes drejtorish përkatëse mes dy postave. Besojmë se në një të ardhme shumë të shkurtër do të kemi dhe seminare të ndryshme dhe shkëmbim përvojash për shërbimet mes dy postave me qëllim e vetëm që të shihen të gjitha mundësitë që shërbimet që ofrojmë të jenë sa më të mira përqytetarët e të dyja vendeve.

Drejtori i Përgjithshëm i Postës Shqiptare Arqile Gorea në takimet që ka pasur me homologn e tij italin Massimo Sarmi është diskutuar për krijimin e një pike trazite postare në Durrës. Sa mendoni që do iu shërbejë juve si postë, Kosovës dhe më gjerë në rajon?

Më duket një ide shumë e shkëlqyer. Unë kam biseduar më z.Gorea dhe si kreu i Postës së Maqedonisë dhe e përkrah këtë inciativë të tillë të Postës Shqiptare pasi besoj se krijimi i një qendre trazite do të jetë një mundësi për ardhjen e dërgesave në një kohë sa më të shkurtë nga vendet e BE dhe vende të tjera të botës për në Maqedoni përmes kësaj pike tranzite dhe madje me një kosto më të ulët. Ne do të ndihmojmë aq sa mundemi në realizimin e kësaj inciative.

I kthehemi institucionit që ju drejtoni? Kur tashmë është mbyllur viti 2009 a mund të na thoni si ka qenë bilanci i Postës së Maqedonisë për një vit kur bota kaloi krize të rëndë finaciare?

 Me ardhjen time në shtator të 2008 në krye të Postës së Maqedonisë dhe në analizës së bërë për 3 vitet më përpara, Posta e Maqedonisë ka rezultuar me humbje. Pas këtyre të dhënave financiare shqetësuese nisëm nisëm gjetjen e rrugëve për të ndryshuar gjendjen financiare me të cilën përballej Posta. Menjëherë bëmë një plan 1- vjeçar dhe tashmë që po flasim kemi dhe biznes-planin 5-vjeçar ku arritëm që pas disa viteve me radhë kur Posta e Maqedonisë punonte me humbje në vitin 2009, në një vit kur bota u zhytë në krizë financiare ne aritëm që ta mbyllim me bilanc pozitiv.

Fitimi i Postës së Maqedonisë për vitin 2009 ishte 600 mijë euro. Ndoshta nuk duhet shumë e madhe por e rëndëishme është të themi që arritëm ta nxjerrim Postën e Maqedonisë nga një kompani me humbje. Madje në biznesplanin që kemi parashikuar për pesë vitet e ardhshme, bazuar në parashikime tona Posta e Maqedonisë jo vetëm nuk do të rezultojmë me humbje por fitimi do të vij në rritje.

Një arritje e vitit që kaloi ishte dhe arritja e marrëveshjes me Korporatën e Distribucionit të Energjisë Elektrike në Maqedoni, (EVN), ku tashmë 800 mijë faturat e energjisë elektrike të shpërndahen përmes shërbimit postar. Pas stabilizimit ekonomi –finaciar, planet tona janë që të kemi më tepër investime tani në infrastrukturën postare të ngecura për vite me radhë fal bilancit negativ të Postës së Maqedonisë. Unë mendoj se ne duhet që të stabilizojmë, ndërtojmë infrastrukturën e cila është vjetëruar sepse në 1 janar 2012 do të bëhet dhe liberalizimi I gjithë tregut postar në Maqedoni. Edhe pse tani kemi konkurencë, hetohet, ajo e cila ende deri në 2012 ne mbajmë monopolin 0-50 gram të dërgesave por prej 50 gram e lartë pasi për këtë peshë tregu është liberalizuar dhe pikërisht edhe qëllimi i një biznes-planit të tillë ka qenë që ne të jemi të përgaditur që në fillim të vitit 2012 kur do të kemi liberalizimi e të gjithë tregut postar për të qenë lider në treg jo vetëm sot por dhe në të ardhmen. Duke pasur parasysh që, për të gjithë shërbimet që kemi ne duhet të punojmë nën moton “Klienti është mbret” dhe punonjësi I postës është ai që duhet ti shërbejë atij me saktësi, cilësi dhe shpejtësi.
 

  KTHEHU
   
   
 
Get the Flash Player to see this player.
 
     
lidhjetjera
  .

siofa


kongresiimanastirit

nato

usa
 
 
lajmetekaluara  
  7.9.2010 ADEMI: NE RISHIKIM TE GJITHA LIBRAT TE CILAT NXISIN URREJTJE NDERETNIKE  
  Ka filluar rishqyrtimi i të gjitha librave duke përfshirë këtu edhe librin e gjeografisë. Por ne nuk mund të themi këtu për çdo libër veç e veç por themi që gjitha tekstet shkollore në të cilat konstatohet se prodhohet mos tolerancë prodhohet urrejtje ndaj bashkësive të ndryshme etnike në Maqedoni themi se të gjitha do të rishqyrtohen”, deklaroi Abdilaqim Ademi, zv/kryeministër i Maqedonisë  
     
  7.9.2010 SPITALI I QYTETIT “8 SHTATORI” SHENOI FESTEN E PARE TE PATRONATIT  
  Besoj se e tërë kjo do të kontribuojë për afrimin e shërbimit shëndetësor afër banorëve të Qytetit të Shkupit dhe rrethinës më të gjërë, si dhe për pakësimin e dukshëm të numrit të pacientëve, të cilët paraprakisht për këto shërbime shëndetësore kërkonin ndihmë në klinikat universitare", tha ministri Osmani në solemnitetin me rastin e festës së patronatit.  
     
  7.9.2010 LESHOHET NE PERDORIM SALLA SPORTIVE NE SHF “DITURIA  
  Përmes Agjencisë për rrugë shtetërore është planifikuar rikonstruimi i dy drejtimeve rrugore, njëri nga Saraji deri në fshatin Lubin në gjatësi prej 2,3 kilometra, ndërsa i dyti nga fshati Rashçe deri në fshatin Kopanicë në gjatësi prej rreth tre kilometra.  
     
  6.9.2010 ADEMI: PER DY VITE E RREZUAM, DY VITE BASHKEPUNUAM  
  kur VMRO-DPMNE-ja kishte koalicione me PDSH-në, ne atë qeveri e quajtëm jo legjitime dhe pa mandat nga shqiptarët. Prandaj lirisht mund të themi se ajo pjesë e qeverisjes për ne ka qenë e kontestuar, nuk e kemi pranuar dhe kemi luftuar me të gjitha mjetet që të ketë rënie të qeverisë dhe të ketë zgjedhje të parakohshme dhe ashtu ndodhi në vitin 2008” tha zv/kryeministri Abdilaqim Ademi.  
     
  3.9.2010 EKOLOGJIA NE BINARE EVROPIANE  
  Ministri Jakupi theksoi se e ka informuar zëvendës-kryetarin e Qeverisë për procesin e përgatitjes së ligjeve dhe akteve nënligjore dhe e gjithë ajo që është si obligim ndaj aproksimacionit drejt BE-së, për problemet me të cilat ballafaqohen lidhur me mjetet financiare për përgatitjen e akteve të caktuara juridike dhe akteve nënligjore, për angazhim të ekspertëve, si dhe për problemin me ngritjen e kapaciteteve administrative dhe të tjera.  
     
  1.9.2010 ZV/KRYEMINISTRI ADEMI SHENOI FILLIMIN E VITIT TE RI SHKOLLOR  
  Unë shfrytëzoj mundësi që t`iu falenderohem qeverisë dhe qytetarëve të Mbretërisë së Norvegjisë për ndërtimin e këtij objekti, kurse përfaqësuesve të Nansen Dialog Centar për kontributin e tyre dhe përcjelljen e përvojës pozitive në vendin tonë. Në fund të gjithë nxënësve që fillojnë sot mësimet u dëshirojë suksese në mësime”, theksoi zëvendëskryeministri Ademi  
     
12345678910...

 
       
logobdi

Web faqja është e optimizuar për punë me Mozilla Firefox. This website is optimized for Mozilla Firefox.
Të gjitha të drejtat i mban Bashkimi Demokratik për Integrim (c) 2009.