Ministri i Punës dhe Politikës Sociale, z-ri Xhelal Bajrami sot në selinë e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale ka realizuar takim pune me Ambasadorin e OSBE-së në Republikën e Maqedonisë, z-ri Hoze Luis Herero.
Në këtë takim është diskutuar për propozim-ligjin për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi, që është në procedurë parlamentare, për të cilin ambasadori Herero edhe një herë ka konfirmuar gatishmërinë e OSBE-së për përkrahje dhe ndihmë eventuale të mëtutjeshme për ekspertë.
Me këtë rast ministri Bajrami ka shprehur falënderimin e tij për bashkëpunimin e deritanishëm konstruktiv me Misionin e OSBE-së gjatë tërë procesit të përgatitjes së propozim-ligjit, si dhe ka shfaqur përkushtimin e mëtutjeshëm të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale dhe të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë në drejtim të implementimit praktik të ligjit, pas miratimit të tij në Parlamentin e Republikës së Maqedonisë.