Ministria e Shëndetësisë informoi se në kuadër të tenderit për furnizim të pajisjes së re mjekësore janë paraparë gjithsej 56 makina për frymëmarrje, prej të cilëve 36 për të rritur dhe për fëmijë, si dhe 20 shtesë për foshnja, gjegjësisht makina neonatale për frymëmarrje.
Aparatet do të mbërrijnë dhe do të instalohen në klinika dhe spitale në afat prej tre muajsh nga dita e hyrjes në fuqi të marrëveshjeve.
Pesë prej makinave për të rritur do të instalohen në KARIL, tre makina do të vendosen në Klinikën për neurokirurgji, nga dy në Klinikën për gjinekologji dhe Klinikën për kardiologji, në spitalet në Dibër dhe Shtip, në spitalin e ri të qytetit në Shkup dhe nga një në klinikat për neurologji, nefrologji dhe gastroenterohepatologji, si dhe në spitalet në Gostivar, Tetovë, Kavadar dhe Veles dhe në spitale tjera.
Tre makina pediatrike për frymëmarrje u dedikohen Klinikës për sëmundje të fëmijëve, Klinikës për gjinekologji, nga dy janë për spitalet e përgjithshme në Manastir, Shtip, Strumicë dhe në Spitalin e posaçëm për gjinekologji - Çair, ndërsa një makinë për frymëmarrje do të fitojnë Spitali i Qytetit - Shkup, si dhe spitalet e përgjithshme në Tetovë, Gostivar, Veles