logo
 
BDI HOME

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player



SHKARKO MARRËVESHJEN E OHRIT
------------------------------
DOWNLOAD OHRID FRAMEWORK  AGREEMENT
------------------------------










lajmetetjera bdivideo  
siofa

   
  AHMETI:SHESHI NE SHKUP DO TE PASQYROJE KARAKTERIN MULTIETNIK TE SHTETIT
  26.2.2010
 
 

Në projektin "Shkupi 2014" do të përfshihet edhe vendosja e përmendoreve të personaliteteve të rëndësishme nga historia shqiptare, deklaroi lideri i BDI-së Ali Ahmeti.

"Me partnerin e koalicionit po i shqyrtojmë të gjitha mundësitë. Qasja është pozitive dhe kemi pajtueshmëri se sheshi i Shkupit do ta pasqyrojë multietnicitetin e shtetit. Mendoj se për këto çështje duhet mbizotërojë mendja dhe të mos shkaktojnë përplasje", tha Ahmeti i cili me sekretarin gjeneral të partisë Abdilaqim Ademi sot në Ambasadën e Shqipërisë patën takim me ambasadorin Arben Çejku.

Sipas tij, përmendoret që do të vendosen duhet t'u dedikohen personaliteteve të cilët kanë dhënë kontribut për zhvillim të vendit.

I pyetur se nëse e mbështet idenë që të mos ndërtohen objekte fetare në shesh, Ahmeti tha se më e rëndësishme është që së pari të gjindet gjuhë e përbashkët midis dy religjioneve në Maqedoni dhe të mos krijojë pakënaqësi midis bashkësive por të mbizotërojë mendja e shëndoshë dhe logjika.

"Atje ku ka pakënaqësi nuk duhet të ndërtohet as kishë, e as xhami. Ndërtimi i objekteve kulte është çështje sensitive. Çështjet e këtilla janë mirë të përshkruara edhe në Kuran dhe Bibël dhepa marrë parasysh nga cili religjion objekte ndërtohen ato nuk duhet të shkaktojnë përplasje dhe gjendjes tensionuese por duhet ta pasqyrojnë realitetin në shoqërinë tonë dhe të kenë efekt pozitiv", tha Ahmeti.

Lidhur me valën e shtetasve të Maqedonisë me prejardhje shqiptare të cilët po shkojnë në vendet e BE-së me qëllim që të marrin status të azilantëve, lideri i BDI-së me apel deri te qytetarët të mos biejnë nën ndikim të personave spekulantë të cilët përfitojnë nga kjo gjendje duke u premtuar jetë më të mirë.

"Këta persona të cilët u premtojnë parajsë qytetarëve në Belgjikë i mashtrojnë për shkak se posa mbërrijnë ata atje do të vendosen në llogore dhe kushte substandarde. Maqedonia e mori liberalizimin e vizave dhe rezultat i kësaj është se qytetarët nuk mund të marrin azil në vendet e BE-së", tha Ahmeti.

Ambasadori Çejku theksoi se me vëmendje i ndjek ngjarjet në Maqedoni lidhur me projektin "Shkupi 2014" dhe është në kontakte të përhershme me faktorin politik shqiptar, me organizatat fetare dhe joqeveritare. Ai dërgoi apel për konsensus për këtë çështje dhe paanshmëri në miratimin e vendimeve.

Siç deklaroi ambasadori shqiptar Çejku, në takimin me Ahmetin dhe Ademin bëhej fjalë për eurointegrimet që janë prioritet strategjik i të dy vendeve dhe posaçërisht për avancimin e bashkëpunimit ekonomik. Është shqyrtuar mundësia për ndërtimin e drejtimit rrugor Tiranë - Dibër dhe Dibër - Gostivar për çka ministritë e transportit të të dyja vendeve e shqyrtuan çmimin e kushtimit të këtij projekti. Interesim tek të dy qeveritë ekziston edhe për investime në sferën e energjetikës

  KTHEHU
   
   
 
Get the Flash Player to see this player.
 
     
lidhjetjera
  .

siofa


kongresiimanastirit

nato

usa
 
 
lajmetekaluara  
  7.9.2010 ADEMI: NE RISHIKIM TE GJITHA LIBRAT TE CILAT NXISIN URREJTJE NDERETNIKE  
  Ka filluar rishqyrtimi i të gjitha librave duke përfshirë këtu edhe librin e gjeografisë. Por ne nuk mund të themi këtu për çdo libër veç e veç por themi që gjitha tekstet shkollore në të cilat konstatohet se prodhohet mos tolerancë prodhohet urrejtje ndaj bashkësive të ndryshme etnike në Maqedoni themi se të gjitha do të rishqyrtohen”, deklaroi Abdilaqim Ademi, zv/kryeministër i Maqedonisë  
     
  7.9.2010 SPITALI I QYTETIT “8 SHTATORI” SHENOI FESTEN E PARE TE PATRONATIT  
  Besoj se e tërë kjo do të kontribuojë për afrimin e shërbimit shëndetësor afër banorëve të Qytetit të Shkupit dhe rrethinës më të gjërë, si dhe për pakësimin e dukshëm të numrit të pacientëve, të cilët paraprakisht për këto shërbime shëndetësore kërkonin ndihmë në klinikat universitare", tha ministri Osmani në solemnitetin me rastin e festës së patronatit.  
     
  7.9.2010 LESHOHET NE PERDORIM SALLA SPORTIVE NE SHF “DITURIA  
  Përmes Agjencisë për rrugë shtetërore është planifikuar rikonstruimi i dy drejtimeve rrugore, njëri nga Saraji deri në fshatin Lubin në gjatësi prej 2,3 kilometra, ndërsa i dyti nga fshati Rashçe deri në fshatin Kopanicë në gjatësi prej rreth tre kilometra.  
     
  6.9.2010 ADEMI: PER DY VITE E RREZUAM, DY VITE BASHKEPUNUAM  
  kur VMRO-DPMNE-ja kishte koalicione me PDSH-në, ne atë qeveri e quajtëm jo legjitime dhe pa mandat nga shqiptarët. Prandaj lirisht mund të themi se ajo pjesë e qeverisjes për ne ka qenë e kontestuar, nuk e kemi pranuar dhe kemi luftuar me të gjitha mjetet që të ketë rënie të qeverisë dhe të ketë zgjedhje të parakohshme dhe ashtu ndodhi në vitin 2008” tha zv/kryeministri Abdilaqim Ademi.  
     
  3.9.2010 EKOLOGJIA NE BINARE EVROPIANE  
  Ministri Jakupi theksoi se e ka informuar zëvendës-kryetarin e Qeverisë për procesin e përgatitjes së ligjeve dhe akteve nënligjore dhe e gjithë ajo që është si obligim ndaj aproksimacionit drejt BE-së, për problemet me të cilat ballafaqohen lidhur me mjetet financiare për përgatitjen e akteve të caktuara juridike dhe akteve nënligjore, për angazhim të ekspertëve, si dhe për problemin me ngritjen e kapaciteteve administrative dhe të tjera.  
     
  1.9.2010 ZV/KRYEMINISTRI ADEMI SHENOI FILLIMIN E VITIT TE RI SHKOLLOR  
  Unë shfrytëzoj mundësi që t`iu falenderohem qeverisë dhe qytetarëve të Mbretërisë së Norvegjisë për ndërtimin e këtij objekti, kurse përfaqësuesve të Nansen Dialog Centar për kontributin e tyre dhe përcjelljen e përvojës pozitive në vendin tonë. Në fund të gjithë nxënësve që fillojnë sot mësimet u dëshirojë suksese në mësime”, theksoi zëvendëskryeministri Ademi  
     
12345678910...

 
       
logobdi

Web faqja është e optimizuar për punë me Mozilla Firefox. This website is optimized for Mozilla Firefox.
Të gjitha të drejtat i mban Bashkimi Demokratik për Integrim (c) 2009.