Sot në selinë e Bashkimit Demokratik për Integrim, në Recicë të Vogël, kryetari Ali Ahmeti priti ambasadorin e Francës në Shkup, z. Jean-Claude Schlumberger
Zhvillimet aktuale në skenën politike në vend ishin tema, të cilën dy bashkëbiseduesit e trajtuan dhe vlerësuan se të gjithë aktorët politikë duhet të bëjnë maksimumin që cështja e emrit dhe kontesti që Maqedonia e ka me Greqinë duhet të zgjidhet dhe të eliminohet edhe pengesa e fundit në rrugën e anëtarësimit të RM-së në NATO dhe fillimin e bisedimeve për anëtarësim në UE.
Kryetari Ali Ahmeti dhe ambasadori Schlumberger, përshendetën nismën e re të procesit negociator. Ardhja e ndërmjetësit Nimic dhe delegacionet e shumta nga Evropa dhe SHBA-të që ditëve të fundit e vizituan Shkupin u vlerësua si sinjal i qartë me të cilin miqtë tanë edhe një herë e dëshmojne mbështetjen dhe inkurajimin e institucioneve të vendit në përshpejtimin e proceseve integruese dhe perspektivën evro-atlantike të Maqedonisë.
Të dy bashkebiseduesit cmuan momentin e pikërishëm si shans i mirë dhe shprehën bindjen se gjashtëmujori, të cilin Brukseli ia dha Maqedonisë si kohë shtesë, do të shfrytezohet në mënyrën më të mirë dhe vendi ynë do e përmbyll me sukses procesin e reformave dhe anëtarësimin në NATO dhe fillimin e bisedimeve për anëtarësim në UE.