logo
 
BDI HOME

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player



SHKARKO MARRËVESHJEN E OHRIT
------------------------------
DOWNLOAD OHRID FRAMEWORK  AGREEMENT
------------------------------










lajmetetjera bdivideo  
siofa

   
  TAKIM AMETI - KI
  9.2.2010
 
 

Kryetari i BDI-se, z. Ali Ahmeti, priti sot në selinë e partisë në Recicë të Vogël ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Shkup, z. Endrju Ki.

Zhvillimet e fundit në vend dhe procesi i gjetjes së zgjidhjes për kontestin e emrit që Maqedonia ka me fqiun jugor ishte tema që trajtuan të dy bashkëbiseduesit.

Periudha prej gjashtë muajsh që Brukseli i dha Maqedonisë për tejkalimin e pengesës së fundit për anëtarësimin në NATO dhe fillimin e negociatave për anëtarësim në UE, sipas ambasadorit Ki duhet të shfrytëzohet maksimalisht dhe Maqedonia të vazhdojë në rrugën e integrimeve evro-atlantike.

Kryetari Ahmeti dhe ambasadori Ki ranë dakord se të gjithë faktorët politik e shtetëror duhet të mbajnë përgjegjësi për cdo veprim dhe moment të cilët mund të prekin kohezionin e brendshëm dhe relacionet ndërmjet bashkësive duhet trajtuar me kujdesin dhe përkushtimin më të madh.

Zhvillimet e fundit në sferën e arsimit dhe debatet rreth Projektit Shkupi 2014 duhet trajtuar me kujdesin më të madh dhe për asnjë cmim të mos cenojnë marrëdhëniet në mes komuniteteve në vend. Për të evituar cdo keqinterpretim dhe cdo keqpërdorim të cilësdo temë të nxehtë, të dy bashkëbiseduesit  vlerësuan faktin që Komiteti për marrëdhënie mes bashkesive në Parlamentin e Maqedonisë është institucioni më meritor për trajtimin, menaxhimin dhe debatin publik për këto dhe tema te ngjashme.

Gjithashtu, në takimin e përzemërt dhe miqësor, theks i vecantë iu vu edhe procesit të reformave në administratën publike si element i rëndësishëm në implementimin e standarteve evropiane dhe debati parlamentar për sa i përket kycjes së opozitës në të gjitha aspektet e angazhimeve të Parlamentit përfshi këtu edhe rishikimin e Rregullores së Parlamentit.

 

  KTHEHU
   
   
 
Get the Flash Player to see this player.
 
     
lidhjetjera
  .

siofa


kongresiimanastirit

nato

usa
 
 
lajmetekaluara  
  7.9.2010 ADEMI: NE RISHIKIM TE GJITHA LIBRAT TE CILAT NXISIN URREJTJE NDERETNIKE  
  Ka filluar rishqyrtimi i të gjitha librave duke përfshirë këtu edhe librin e gjeografisë. Por ne nuk mund të themi këtu për çdo libër veç e veç por themi që gjitha tekstet shkollore në të cilat konstatohet se prodhohet mos tolerancë prodhohet urrejtje ndaj bashkësive të ndryshme etnike në Maqedoni themi se të gjitha do të rishqyrtohen”, deklaroi Abdilaqim Ademi, zv/kryeministër i Maqedonisë  
     
  7.9.2010 SPITALI I QYTETIT “8 SHTATORI” SHENOI FESTEN E PARE TE PATRONATIT  
  Besoj se e tërë kjo do të kontribuojë për afrimin e shërbimit shëndetësor afër banorëve të Qytetit të Shkupit dhe rrethinës më të gjërë, si dhe për pakësimin e dukshëm të numrit të pacientëve, të cilët paraprakisht për këto shërbime shëndetësore kërkonin ndihmë në klinikat universitare", tha ministri Osmani në solemnitetin me rastin e festës së patronatit.  
     
  7.9.2010 LESHOHET NE PERDORIM SALLA SPORTIVE NE SHF “DITURIA  
  Përmes Agjencisë për rrugë shtetërore është planifikuar rikonstruimi i dy drejtimeve rrugore, njëri nga Saraji deri në fshatin Lubin në gjatësi prej 2,3 kilometra, ndërsa i dyti nga fshati Rashçe deri në fshatin Kopanicë në gjatësi prej rreth tre kilometra.  
     
  6.9.2010 ADEMI: PER DY VITE E RREZUAM, DY VITE BASHKEPUNUAM  
  kur VMRO-DPMNE-ja kishte koalicione me PDSH-në, ne atë qeveri e quajtëm jo legjitime dhe pa mandat nga shqiptarët. Prandaj lirisht mund të themi se ajo pjesë e qeverisjes për ne ka qenë e kontestuar, nuk e kemi pranuar dhe kemi luftuar me të gjitha mjetet që të ketë rënie të qeverisë dhe të ketë zgjedhje të parakohshme dhe ashtu ndodhi në vitin 2008” tha zv/kryeministri Abdilaqim Ademi.  
     
  3.9.2010 EKOLOGJIA NE BINARE EVROPIANE  
  Ministri Jakupi theksoi se e ka informuar zëvendës-kryetarin e Qeverisë për procesin e përgatitjes së ligjeve dhe akteve nënligjore dhe e gjithë ajo që është si obligim ndaj aproksimacionit drejt BE-së, për problemet me të cilat ballafaqohen lidhur me mjetet financiare për përgatitjen e akteve të caktuara juridike dhe akteve nënligjore, për angazhim të ekspertëve, si dhe për problemin me ngritjen e kapaciteteve administrative dhe të tjera.  
     
  1.9.2010 ZV/KRYEMINISTRI ADEMI SHENOI FILLIMIN E VITIT TE RI SHKOLLOR  
  Unë shfrytëzoj mundësi që t`iu falenderohem qeverisë dhe qytetarëve të Mbretërisë së Norvegjisë për ndërtimin e këtij objekti, kurse përfaqësuesve të Nansen Dialog Centar për kontributin e tyre dhe përcjelljen e përvojës pozitive në vendin tonë. Në fund të gjithë nxënësve që fillojnë sot mësimet u dëshirojë suksese në mësime”, theksoi zëvendëskryeministri Ademi  
     
12345678910...

 
       
logobdi

Web faqja është e optimizuar për punë me Mozilla Firefox. This website is optimized for Mozilla Firefox.
Të gjitha të drejtat i mban Bashkimi Demokratik për Integrim (c) 2009.