Gjashtëmbëdhjetë delegacione të funksionarëve shtetëror të BDI-së në 16 komuna shqiptare në Maqedoni sot kanë biseduar për problemet konkrete të qytetarëve, për gjendjen aktuale në shtet.
Zëvendëskryemistri Abdilaqim Ademi ishte në komunën e Tearcës i shoqëruar nga deputetë, kryetari i komunës dhe drejtorë të nivelit qendror e lokal patën takim me shumë qytetarë të Tearcës me të cilët u bisedua për problemet e tyre, janë njoftuar për aktivitetet e sekreatriatit për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, ministrive, punët që kanë bërë ministrat dhe funksionarët tjerë në këtë kohë të qeverisjes.
Ademi ka kërkuar nga qytetarët t'ua parashtrojnë të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen duke shtuar se ata janë në funksion të qytetarëve, në këtë rast ai u ka sqaruar qytetarëve se çdo të shtunë qytetarët do të kenë mundësi të takohen me funksionarë të ndryshëm të kësaj partie që do jenë në terren për t`ua dëgjuar hallet qytetarëve
Qytetarët e komunës kanë qenë të interesuar për problemet e përditshme, politike dhe arsimore, ata kanë këkuar të njoftohen për dinamikën e punësimit të shqiptarëve në vitin 2010. Zëvendëskryeministri Ademi u ka sqaruar se dinamika gjatë vitit 2010 do të vazhdojë me të njejtën tempo siç ka qenë në vitin 2009 dhe se mjetet nga buxheti i Republikës së Maqedonisë janë ndarë për këtë qëllim.
Ata janë interesuar për bujqësi, infrastukturën dhe se janë në bisedime për ndërtimin e një shkolle të mesme dhe renovimin disa shkollave në këtë zonë.
Në Tearcë ka folur edhe kryetari i Komunës së Tearcës Isen Asani ku u ka sqaruar qytetarëve për aktvitetet që bën komuna dhe të cilat edhe më tej do të vazhdojnë për krijimin e kushteve sa më të volitshme për qytetarët e kësaj komune.