Në takimet me shqiptaret e diaspores kryetari Fida ka diskutuar gjerësisht, për situatën e shqiptarëve në Maqedoni, si dhe për diasporën dhe emigracionin shqiptar të pas viteve ’90.
Kryetari i Vatrës, Agim Karagjozi, duke i shprehur mirënjohjen për respektin që tregoi kryetari i Dibrës, për të vizituar Vatrën e themeluar prej kolosëve të kombit shqiptarë, tha se :" Vetë prezenca juaj në këtë zyrë e ngre më lartë rëndësinë e kësaj shoqate, e cila për afro një shekull - nuk pushojë se renduri pas çështjes shqiptare" .
Karagjozi theksoi se shqiptarët e Amerikës janë "derë e hapur" për të gjithë vëllezërit shqiptar, qofshin ata nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Presheva, Bujanovci, Medvegja dhe Çamëria.
Ndërkaq, kryetari i Komunës së Dibrës Argëtim Fida, theksoi se edhe roli i komuniteti shqiptar në SHBA është jashtëzakonisht i rëndësishëm për përshpejtimin e proceseve në Maqedoni.
“Mbasi ka ardhur koha që të jeni më të ndjeshëm dhe më të lidhur me situatën në të cilën gjenden sot shqiptarët në Maqedoni.Kontributi dhe roli i shqiptarëve të Amerikës, ska dyshim që është jashtëzakonisht i rëndësishëm në përshpejtimin e proceseve në Maqedoni dhe në të gjitha viset shqiptare, pikërisht sot që ne shqiptarët jemi më të fortë se kurrë - "kemi dy shtete shqiptare jemi shumë afër njeri tjetrit", theksoi Fida.