Në presskonferencën e sotme të mbajtur nga Sekretari i përgjithshëm i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Abdilaqim Ademi, në seli të partis në Tetovë, u sqarua koncepti i takimeve me qytetarët dhe qëndrimi i BDI-së për temat aktuale.
Për takimet me qytetarët Ademi tha: “Në funksion të njoftimit të qytetarëve me zhvillimet në shoqëri dhe e përcaktuar për qeverisje transparente, kryesia e BDI-së Ju fton për pjesëmarrje në takimet që do të organizohen në selit e komunave dhe të degëve partiake çdo të shtune nga ora 11:00 deri 14:00, duke filluar prej kësaj të shtune, 06 shkurt, 2010.
Takimet me ministra, zëvendësministra, deputetë, drejtorë, kryetarë komunash, këshilltarë dhe funksionarë të tjerë partiak e shtetëror janë mundësia më e mirë për njoftim me rrjedhat në shtet. Janë mundësi për të paraqitur drejtpërdrejtë problemet, vërejtjet, sugjerimet, propozime, ide e mendime për përmirësimin e jetës së përgjithshme të qytetarëve.
Ftojmë qytetarët për pjesëmarrje në këto takime ku drejtpërdrejt mund të paraqesin problemet dhe mendimet e tyre për zhvillimet e shoqërisë.
Takimet do të mbahen në këto komuna:
|
Nr
|
Komuna
|
Vendi i takimit
|
ora
|
|
1
|
Kumanovë
|
Selia e degës
|
11:00 – 14:00
|
|
2
|
Likovë
|
Selia e komunës
|
11:00 – 14:00
|
|
3
|
Cair
|
Selia e komunës
|
11:00 – 14:00
|
|
4
|
Saraj
|
Selia e komunës
|
11:00 – 14:00
|
|
5
|
Zhelinë
|
Selia e komunës
|
11:00 – 14:00
|
|
6
|
Tearcë
|
Selia e komunës
|
11:00 – 14:00
|
|
7
|
Tetovë
|
Selia e partisë
|
11:00 – 14:00
|
|
8
|
Bogovinë
|
Selia e komunës
|
11:00 – 14:00
|
|
9
|
Bërvenicë
|
Selia e degës
|
11:00 – 14:00
|
|
10
|
Vrapçisht
|
Selia e komunës
|
11:00 – 14:00
|
|
11
|
Gostivar
|
Selia e degës
|
11:00 – 14:00
|
|
12
|
Dibër
|
Selia e degës
|
11:00 – 14:00
|
|
13
|
Strugë
|
Salla e këshillit komunal
|
11:00 – 14:00
|
|
14
|
Kërçovë
|
Selia e degës
|
11:00 – 14:00
|
|
15
|
Dollnen
|
Selia e degës
|
11:00 – 14:00
|
|
16
|
Studeniçan
|
Selia e komunës
|
11:00 – 14:00
|
Aktiviteti qe paralajmerohet ne këtë press, është rezultat i konkluzoineve të Kongresit të partisë dhe konceptit të aktivitetve të miratuar nga Kryesia Qendrore e BDI-së.
Qëllimi i këtij aktiviteti është njoftimi më i përafërt i opinionit të gjërë lidhur me situatën në RM si në planin politik dhe atë ekonomik;
Nga ky aktivitet presim krijimin e një ambienti interaktiv mes strukturave udhëheqëse të BDI-së dhe anëtarësisë, simpatizantëve por dhe qytetarëve në përgjithësi, ambient ky I cili do të ndihmoj në krijimin e një strategjie të re partiake drejt implementimin më të eksplicit të përcaktimeve tona programore.
Këtë e themi përshkak se nga këto takime, jo vetëm që do të informojmë qytetarët për zhvillimet në proceset e ndryshme në vend, por presim që të marrim njeë feedback ( informatë kthyese ) nga qytetarët lidhur me problemet me të cilat ato ballafaqohen në jetën e përditshme, perceptimi I tyre lidhur me zhvillimet në vend e sidomos lidhur me punën e bartësve të funkcioneve të ndryshme të propozuar apo emëruar nga ana e BDi-së në të gjitha nivelet I institucioneve të sistemit .
BDI-ja pas këtij aktiviteti, nuk do të përfundoj me këtë – do të krijojmë një mekanizëm real për komunikim permanent me qytetarët, me të vetmin qëllim – zgjidhja e cështjeve me të cilat ballafaqohen qytetarët në jetën e përditshme.”
Duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve për temat aktuale politike, sekretari i përgjithshëm I BDI-së, z.Abdilaqim Ademi, dha këto përgjigje për pyetjet konkrete:
1. për zgjedhje të parakohshme ?
Kjo nuk është përgaditje për zgjedhje apo ndonjë fushatë parazgjedhore
Qëndrimi i BDI-së lidhur me këtë cështje është i prerë –BDI-ja nuk i ikën verdiktit të popullit – këtë e dëshmuam edhe 2008 kur edhe pse kishim shumicën e deputetëve në parlamentin republikan, kërkuam që edhe njëherë të marrim legjitimitetin e përfaqësimit të shqiptarëve në organin ekzekutivë – por në këtë moment, sipas mendimit tonë, kur jemi në prag të përfundimit të procesit të integrimit të vendit tonë në intergrimet evroatlantike, zgjedhjet do të ishin vetëm një ngadalsim I këtyre proceseve .
2. për mësimin e lëndës së gjuhës maqedonishte nga klasën e parë?
E kemi thanë më shumë herë dhe është e qartë se jemi në vijë të njejtë më atë që propozon dhe përkrah bashkësia ndërkombëtare dhe që ishte konkluzë e qeverisë e jo me vendimin e ministrisë së arsimit i cili në mënyrë parcijale i qaset implementimit të strategjisë së propozuar nga bashkëisa ndërkombëtare.
3. për incidentet e fundit dhe ndikimi i tyre në marrëdhënjet ndëretnike?
Incidentet e izoluara mos përdoren për politik ditore ose pika të panevojshme politike se kjo do të kthehet si boomerang – në suaza të këtij aktiviteti që paralajmërojmë, por dhe aktiviteteve tjerë do të bëjmë cmos në drejtim të avancimit të mëtutjeshëm të këtyre marrëdhënieve në vend .