logo
 
BDI HOME

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player



SHKARKO MARRËVESHJEN E OHRIT
------------------------------
DOWNLOAD OHRID FRAMEWORK  AGREEMENT
------------------------------










lajmetetjera bdivideo  
siofa

   
  AHMETI TAKOI MINISTRIN PER CESHTJE EVROPIANE DHE NDERKOMBETARE TE AUSTRISE
  22.1.2010
 
 

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti, sekretari general i partisë Abdilaqim Ademi dhe anëtari i kryesisë qendrore Musa Xhaferi janë takuar sot me ministrin austriak të punëve evropiane dhe ndërkombëtare, Mihael Shpindeleger.

Në këtë takim ministri Shpidelenger e sqaroi iniciativën e Austrisë dhe Greqisë për anëtarësimin e vendeve të Ballkanit në Bashkimin Evropian (BE). Ai theksoi se me rëndësi të madhe për Maqedoninë është zgjidhja e cështjes së emrit dhe vendit gjatë gjashtë muajve të ardhshme ti caktohet data për fillimin e negociatave. 

Ministri austriak i punëve evropiane dhe ndërkombëtare, Mihael Shpindeleger theksoi se vendi i tij do të mbështes edhe me tej Maqedoninë në rrugën e saj drejt integrimit në strukturat euroatlantike.

Ndërkohë kryetari i BDI-së Ali Ahmeti sqaroi pikëpamjet e tij për situatën politike në vend dhe theksoi rëndësinë e zgjidhjes së kontestit të emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë si një nga pengesat  kryesore për anëtarësimin e vendit në strukturat euroatlantike.

Z. Ahmeti theksoi se piroritet i BDI-së si pjesë e koalicionit qeveritar është integrimi i vendit në Bashkimin Evropian  dhe NATO, zhvillimi ekonomik i vendit, implementimi i plotë i Marrëveshjes së Ohrit, si dhe përshëndeti angazhimin e Qeverisë për njohjen dhe vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Kosovën si një hap i rëndësishëm për ndërtimin e marëdhënieve të mira fqinjësore.

Dy bashkëbiseduesit konstatuan se Maqedonia dhe Greqia duhet sa më shpejt të arrijnë zgjidhje për emrin që do të jetë i pranueshëm për të dy vendet. Kryetari Ahmeti kërkoi angazhim më të madh të komunitetit ndërkombëtar në zgjidhjen e këtij kontesti disa vjecar.

 

  KTHEHU
   
   
 
Get the Flash Player to see this player.
 
     
lidhjetjera
  .

siofa


kongresiimanastirit

nato

usa
 
 
lajmetekaluara  
  7.9.2010 ADEMI: NE RISHIKIM TE GJITHA LIBRAT TE CILAT NXISIN URREJTJE NDERETNIKE  
  Ka filluar rishqyrtimi i të gjitha librave duke përfshirë këtu edhe librin e gjeografisë. Por ne nuk mund të themi këtu për çdo libër veç e veç por themi që gjitha tekstet shkollore në të cilat konstatohet se prodhohet mos tolerancë prodhohet urrejtje ndaj bashkësive të ndryshme etnike në Maqedoni themi se të gjitha do të rishqyrtohen”, deklaroi Abdilaqim Ademi, zv/kryeministër i Maqedonisë  
     
  7.9.2010 SPITALI I QYTETIT “8 SHTATORI” SHENOI FESTEN E PARE TE PATRONATIT  
  Besoj se e tërë kjo do të kontribuojë për afrimin e shërbimit shëndetësor afër banorëve të Qytetit të Shkupit dhe rrethinës më të gjërë, si dhe për pakësimin e dukshëm të numrit të pacientëve, të cilët paraprakisht për këto shërbime shëndetësore kërkonin ndihmë në klinikat universitare", tha ministri Osmani në solemnitetin me rastin e festës së patronatit.  
     
  7.9.2010 LESHOHET NE PERDORIM SALLA SPORTIVE NE SHF “DITURIA  
  Përmes Agjencisë për rrugë shtetërore është planifikuar rikonstruimi i dy drejtimeve rrugore, njëri nga Saraji deri në fshatin Lubin në gjatësi prej 2,3 kilometra, ndërsa i dyti nga fshati Rashçe deri në fshatin Kopanicë në gjatësi prej rreth tre kilometra.  
     
  6.9.2010 ADEMI: PER DY VITE E RREZUAM, DY VITE BASHKEPUNUAM  
  kur VMRO-DPMNE-ja kishte koalicione me PDSH-në, ne atë qeveri e quajtëm jo legjitime dhe pa mandat nga shqiptarët. Prandaj lirisht mund të themi se ajo pjesë e qeverisjes për ne ka qenë e kontestuar, nuk e kemi pranuar dhe kemi luftuar me të gjitha mjetet që të ketë rënie të qeverisë dhe të ketë zgjedhje të parakohshme dhe ashtu ndodhi në vitin 2008” tha zv/kryeministri Abdilaqim Ademi.  
     
  3.9.2010 EKOLOGJIA NE BINARE EVROPIANE  
  Ministri Jakupi theksoi se e ka informuar zëvendës-kryetarin e Qeverisë për procesin e përgatitjes së ligjeve dhe akteve nënligjore dhe e gjithë ajo që është si obligim ndaj aproksimacionit drejt BE-së, për problemet me të cilat ballafaqohen lidhur me mjetet financiare për përgatitjen e akteve të caktuara juridike dhe akteve nënligjore, për angazhim të ekspertëve, si dhe për problemin me ngritjen e kapaciteteve administrative dhe të tjera.  
     
  1.9.2010 ZV/KRYEMINISTRI ADEMI SHENOI FILLIMIN E VITIT TE RI SHKOLLOR  
  Unë shfrytëzoj mundësi që t`iu falenderohem qeverisë dhe qytetarëve të Mbretërisë së Norvegjisë për ndërtimin e këtij objekti, kurse përfaqësuesve të Nansen Dialog Centar për kontributin e tyre dhe përcjelljen e përvojës pozitive në vendin tonë. Në fund të gjithë nxënësve që fillojnë sot mësimet u dëshirojë suksese në mësime”, theksoi zëvendëskryeministri Ademi  
     
12345678910...

 
       
logobdi

Web faqja është e optimizuar për punë me Mozilla Firefox. This website is optimized for Mozilla Firefox.
Të gjitha të drejtat i mban Bashkimi Demokratik për Integrim (c) 2009.