logo
 
BDI HOME

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player



SHKARKO MARRËVESHJEN E OHRIT
------------------------------
DOWNLOAD OHRID FRAMEWORK  AGREEMENT
------------------------------










lajmetetjera bdivideo  
siofa

   
  AHMETI: VEPRA E SKENDERBEUT, FRYMEZIM PER SHQIPTARET
  18.1.2010
 
 

Me rastin e përvjetorit të 542 të vdekjes së heroit kombëtar Gjergj Kastriotit, dhjetëra qytetarë, politikan dhe shoqata joqeveritare, i janë përgjigjur thirrjes së lëvizjes qytetarë ‘Zgjohu’ për të vendosur lule pranë bustit të Skënderbeut në Shkup.

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti, me këtë rast tha se vepra e Skënderbeut mbetet frymëzim për të gjithë shqiptarët. "Ky burrë që është i derdhur në bronz në qytetin e vjetër të Shkupit, ka merita të veçanta për civilizimin evropian si dhe për lirinë e gjithë shqiptarëve. Ka qenë mbetet frymëzim për çdo shqiptarët dhe ne ndjehemi krenarë që e kujtojmë" u shpreh Ahmeti.

Ahmeti, po ashtu foli edhe për çështje tjera aktuale. Ai hodhi poshtë zërat për zgjedhje të parakohshme dhe për rikonstruim të qeverisë. "Ne akoma nuk kemi biseduar për rikonstruim të qeverisë. Sa i përket zgjedhjeve të parakohshme ato mbahen kur vendi është në krizë, kur nuk ecin gjërat siç duhet. Këto simptoma as për së afërmi nuk janë paraqitur në Maqedoni. Koalicioni funksionon nuk ka ndonjë shqetësim për krizë politike në vend" tha Ali Ahmeti.

Numri një i BDI-së, ka komentuar edhe sondazhet e fundit. Sipas tij, këto rezultate obligojnë funksionarët e partisë së tij për të punuar më tepër. "Rejtingu i BDI-së gjithmonë ka lëvizur nga 8-13%. Është e natyrshme që të jenit në pushtet, të gjitha shigjetat bien nga ne, por kjo na obligon që të jemi më aktiv dhe të themi gjërat ashtu sic janë. Për këto 15 muaj, BDI ka bërë punë të mrekullueshme. Ka akoma çka të bëhet por, jam krenarë për këtë që është bërë dhe që mbetet në kujtesën e shqiptarëve të Maqedonisë", tha Ahmeti.

 

  KTHEHU
   
   
 
Get the Flash Player to see this player.
 
     
lidhjetjera
  .

siofa


kongresiimanastirit

nato

usa
 
 
lajmetekaluara  
  7.9.2010 ADEMI: NE RISHIKIM TE GJITHA LIBRAT TE CILAT NXISIN URREJTJE NDERETNIKE  
  Ka filluar rishqyrtimi i të gjitha librave duke përfshirë këtu edhe librin e gjeografisë. Por ne nuk mund të themi këtu për çdo libër veç e veç por themi që gjitha tekstet shkollore në të cilat konstatohet se prodhohet mos tolerancë prodhohet urrejtje ndaj bashkësive të ndryshme etnike në Maqedoni themi se të gjitha do të rishqyrtohen”, deklaroi Abdilaqim Ademi, zv/kryeministër i Maqedonisë  
     
  7.9.2010 SPITALI I QYTETIT “8 SHTATORI” SHENOI FESTEN E PARE TE PATRONATIT  
  Besoj se e tërë kjo do të kontribuojë për afrimin e shërbimit shëndetësor afër banorëve të Qytetit të Shkupit dhe rrethinës më të gjërë, si dhe për pakësimin e dukshëm të numrit të pacientëve, të cilët paraprakisht për këto shërbime shëndetësore kërkonin ndihmë në klinikat universitare", tha ministri Osmani në solemnitetin me rastin e festës së patronatit.  
     
  7.9.2010 LESHOHET NE PERDORIM SALLA SPORTIVE NE SHF “DITURIA  
  Përmes Agjencisë për rrugë shtetërore është planifikuar rikonstruimi i dy drejtimeve rrugore, njëri nga Saraji deri në fshatin Lubin në gjatësi prej 2,3 kilometra, ndërsa i dyti nga fshati Rashçe deri në fshatin Kopanicë në gjatësi prej rreth tre kilometra.  
     
  6.9.2010 ADEMI: PER DY VITE E RREZUAM, DY VITE BASHKEPUNUAM  
  kur VMRO-DPMNE-ja kishte koalicione me PDSH-në, ne atë qeveri e quajtëm jo legjitime dhe pa mandat nga shqiptarët. Prandaj lirisht mund të themi se ajo pjesë e qeverisjes për ne ka qenë e kontestuar, nuk e kemi pranuar dhe kemi luftuar me të gjitha mjetet që të ketë rënie të qeverisë dhe të ketë zgjedhje të parakohshme dhe ashtu ndodhi në vitin 2008” tha zv/kryeministri Abdilaqim Ademi.  
     
  3.9.2010 EKOLOGJIA NE BINARE EVROPIANE  
  Ministri Jakupi theksoi se e ka informuar zëvendës-kryetarin e Qeverisë për procesin e përgatitjes së ligjeve dhe akteve nënligjore dhe e gjithë ajo që është si obligim ndaj aproksimacionit drejt BE-së, për problemet me të cilat ballafaqohen lidhur me mjetet financiare për përgatitjen e akteve të caktuara juridike dhe akteve nënligjore, për angazhim të ekspertëve, si dhe për problemin me ngritjen e kapaciteteve administrative dhe të tjera.  
     
  1.9.2010 ZV/KRYEMINISTRI ADEMI SHENOI FILLIMIN E VITIT TE RI SHKOLLOR  
  Unë shfrytëzoj mundësi që t`iu falenderohem qeverisë dhe qytetarëve të Mbretërisë së Norvegjisë për ndërtimin e këtij objekti, kurse përfaqësuesve të Nansen Dialog Centar për kontributin e tyre dhe përcjelljen e përvojës pozitive në vendin tonë. Në fund të gjithë nxënësve që fillojnë sot mësimet u dëshirojë suksese në mësime”, theksoi zëvendëskryeministri Ademi  
     
12345678910...

 
       
logobdi

Web faqja është e optimizuar për punë me Mozilla Firefox. This website is optimized for Mozilla Firefox.
Të gjitha të drejtat i mban Bashkimi Demokratik për Integrim (c) 2009.