logo
 
BDI HOME

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player



SHKARKO MARRËVESHJEN E OHRIT
------------------------------
DOWNLOAD OHRID FRAMEWORK  AGREEMENT
------------------------------










lajmetetjera bdivideo  
siofa

   
  TAKIM AHMETI KRAUT
  17.1.2010
 
 

Në zyrat e Bashkimit Demokratik për Integrim në Tetovë, kryetari i partisë, Ali Ahmeti takoi ambasadorin e Republikës se Austrisë te akredituar ne vend ekselencën e tije z. Alojz Kraut dhe Konzulin e saj znj.Susanne Schmid.

Ekselenca e tije ambasadori Kraut u interesua për gjendjen aktuale politike në vend, për ecurinë e implementimit te Marrëveshjes se Ohrit, për marrëdhëniet ne mes te partnereve ne koalicion, për përpjekjet e Maqedonisë ne rrugën e integrimeve euro-atlantike etj.

Ambasadori Kraut siguroi kryetarin Ahmeti se Austria si shtet anëtar i UE do te përkrahe dhe ndihmoj Republikën e Maqedonisë ne drejtim te implementimit te plote te marrëveshjes se Ohrit  dhe ne sfidat qe e përcjellin shtetin tone drejt integrimeve rajonale dhe integrimeve euro-atlantike.

Z. Ahmeti falënderoi ambasadorin dhe shtetin Austriak për interesimin dhe përkrahjen në procesin e demokratizimit të Maqedonisë dhe në rrugën e saj drejt integrimeve euro-atlantike.

Kryetari Ahmeti rikonfirmoi rëndësinë e  Marrëveshjes së Ohrit për rregullimin e marrëdhënieve në mes dy komuniteteve më të mëdha në vend, duke theksuar punën që duhet bërë deri në implementim të plotë të saj dhe në tejkalimin e vështirësive praktike në jetësimin e ligjeve tani me te votuara në Parlament. Sa u takon integrimeve në NATO dhe në UE, z. Ahmeti potencoi se rruga e integrimeve mbetet prioritet i veprimit të BDI, në këtë drejtim edhe domosdoshmëria e marrëdhënieve të mira ndër fqinjësore me të gjithë fqinjët siç ishte rasti me pranimin e pavarësisë se Kosovës, shënimi i vijës kufitare bashke me vendosjen e marrëdhënieve diplomatike duke vlerësuar se prioritet paraqet gjithashtu zgjidhja sa më e shpejtë e çështjeve të hapura ndër to edhe kontesti i emrit me Greqinë, çështje qe paraqet pengese serioze për integrimin e vendit.

Bashkëbiseduesit ndanë mendim se nevojitet inkurajim për palët qe te arrihet kompromis sa me i shpejt ne kontest qe sa me shpejte Maqedonia te jete pjese e Evropës se bashkuar ku të gjithë popujt, të mëdhenj dhe të vegjël janë të barabartë dhe kontribuojnë me vlerat e tyre kulturore në diversitetin e Europës së Bashkuar, Europës pa kufij dhe me monedhë të përbashkët.

  KTHEHU
   
   
 
Get the Flash Player to see this player.
 
     
lidhjetjera
  .

siofa


kongresiimanastirit

nato

usa
 
 
lajmetekaluara  
  7.9.2010 ADEMI: NE RISHIKIM TE GJITHA LIBRAT TE CILAT NXISIN URREJTJE NDERETNIKE  
  Ka filluar rishqyrtimi i të gjitha librave duke përfshirë këtu edhe librin e gjeografisë. Por ne nuk mund të themi këtu për çdo libër veç e veç por themi që gjitha tekstet shkollore në të cilat konstatohet se prodhohet mos tolerancë prodhohet urrejtje ndaj bashkësive të ndryshme etnike në Maqedoni themi se të gjitha do të rishqyrtohen”, deklaroi Abdilaqim Ademi, zv/kryeministër i Maqedonisë  
     
  7.9.2010 SPITALI I QYTETIT “8 SHTATORI” SHENOI FESTEN E PARE TE PATRONATIT  
  Besoj se e tërë kjo do të kontribuojë për afrimin e shërbimit shëndetësor afër banorëve të Qytetit të Shkupit dhe rrethinës më të gjërë, si dhe për pakësimin e dukshëm të numrit të pacientëve, të cilët paraprakisht për këto shërbime shëndetësore kërkonin ndihmë në klinikat universitare", tha ministri Osmani në solemnitetin me rastin e festës së patronatit.  
     
  7.9.2010 LESHOHET NE PERDORIM SALLA SPORTIVE NE SHF “DITURIA  
  Përmes Agjencisë për rrugë shtetërore është planifikuar rikonstruimi i dy drejtimeve rrugore, njëri nga Saraji deri në fshatin Lubin në gjatësi prej 2,3 kilometra, ndërsa i dyti nga fshati Rashçe deri në fshatin Kopanicë në gjatësi prej rreth tre kilometra.  
     
  6.9.2010 ADEMI: PER DY VITE E RREZUAM, DY VITE BASHKEPUNUAM  
  kur VMRO-DPMNE-ja kishte koalicione me PDSH-në, ne atë qeveri e quajtëm jo legjitime dhe pa mandat nga shqiptarët. Prandaj lirisht mund të themi se ajo pjesë e qeverisjes për ne ka qenë e kontestuar, nuk e kemi pranuar dhe kemi luftuar me të gjitha mjetet që të ketë rënie të qeverisë dhe të ketë zgjedhje të parakohshme dhe ashtu ndodhi në vitin 2008” tha zv/kryeministri Abdilaqim Ademi.  
     
  3.9.2010 EKOLOGJIA NE BINARE EVROPIANE  
  Ministri Jakupi theksoi se e ka informuar zëvendës-kryetarin e Qeverisë për procesin e përgatitjes së ligjeve dhe akteve nënligjore dhe e gjithë ajo që është si obligim ndaj aproksimacionit drejt BE-së, për problemet me të cilat ballafaqohen lidhur me mjetet financiare për përgatitjen e akteve të caktuara juridike dhe akteve nënligjore, për angazhim të ekspertëve, si dhe për problemin me ngritjen e kapaciteteve administrative dhe të tjera.  
     
  1.9.2010 ZV/KRYEMINISTRI ADEMI SHENOI FILLIMIN E VITIT TE RI SHKOLLOR  
  Unë shfrytëzoj mundësi që t`iu falenderohem qeverisë dhe qytetarëve të Mbretërisë së Norvegjisë për ndërtimin e këtij objekti, kurse përfaqësuesve të Nansen Dialog Centar për kontributin e tyre dhe përcjelljen e përvojës pozitive në vendin tonë. Në fund të gjithë nxënësve që fillojnë sot mësimet u dëshirojë suksese në mësime”, theksoi zëvendëskryeministri Ademi  
     
12345678910...

 
       
logobdi

Web faqja është e optimizuar për punë me Mozilla Firefox. This website is optimized for Mozilla Firefox.
Të gjitha të drejtat i mban Bashkimi Demokratik për Integrim (c) 2009.