Sot, 6 janar 2010 (e merkurë) në zyrat e Bashkimit Demokratik për Integrim në Tetovë, kryetari i partisë, Ali Ahmeti në drekë pune priti përfaqësuesin special të BE-së në Maqedoni, ambasadorin z.Ervan Fuere.
Kryetari Ahmeti falenderoi z.Fouere për angazhimin e tij të pakursyeshëm dhe ndihmesën në avancimin e Republikës së Maqedonisë drejt integrimit në BE, sidomos pas raportit dhe rekomandimeve pozitive, liberalizimin e vizave të propozuar nga Komisioni Evropian dhe i përkrahur nga parlamenti i Evropës.
Euroambasadori përgëzoi Ali Ahmetin për rizgjedhjen e tij në krye të Bashkimit Demokratik për Integrim, ritheksoi besimin e tij në përkushtimin e BDI-së në rrugën e proceseve integruese duke vënë në pah rolin dhe autoritetin e kryetarit Ahmeti për zhvillimet politike në vend.
Të dy bashkëbiseduesit ranë dakord se gjashtëmujori i presidencës spanjolle jo vetëm që është vullnet i mirë i Brukselit dhe shans për Maqedoninë, mbi të gjitha është derë e hapur për qytetarët e Maqedonisë dhe vetë shtetin që duke menaxhuar me mencuri kontestin me fqiun jugor që përfundimisht të tejkalohet kjo pengesë e fundit dhe Maqedonia të fillojë procesin e rëndësishëm të bisedimeve për anëtarësim të plotë në BE. Që kjo të ndodhë sa më parë dhe sa më shpejtë duhet angazhim edhe më i madh i autoriteteve të Maqedonisë në zgjidhjen e cështjes së emrit.