Sot në selinë e Bashkimit Demokratik për Integrim, kryetari Ahmeti priti një delegacion të PSHDK-së (Partisë Shqiptare Demokrastiane të Kosovës) në përbërje Dr. Nikë Gjeloshi ushtrues detyre të kryetarit të partisë, Pjetër Coli, Tom Karaqi, Ndrec Konaj anëtarë të kryesisë .
Në takimin e përzemërt dhe miqësor u fol për zhvillimet politike, në Kosovë, Maqedoni dhe në rajon.
U vlerësua faza nëpër të cilën po kalon Kosova.
Mysafirët nga Kosova gjatë takimit shprehën shqetësimin dhe revoltën për qasjen tendencioze, jo shkencore dhe thyese në adresë të shqiptarëve në Enciklopedinë e fundit të botuar nga Akademia e Shkencave të Arteve të Maqedonisë dhe solidaritetin me qëndrimet e z. Ali Ahmeti, të BDI-së dhe të gjithë shqiptarëve.
Në fund u konstatua se kontakti dhe informimi në mes dy subjekteve duhet të jetë më i shpeshtë duke u angazhuar në bashkëpunim më të madh mes dy subjekteve politike.